Sporti

Zyrtare: Wataru Endo lojtar i Liverpoolit

08/18/2023 13:40
nga:E K

Liverpool ka siguruar shërbimet e një mesfushori të ri.

The Reds kanë arritur marrëveshje me Stuttgard për transferimin e mesfushorit japonez, Wataru Endo, shkruan GazetaBlic Sport.

Operacioni i ka kushtuar skuadrës angleze 18 milionë euro, kurse japonezi testet mjekësore do t’i kryejë nesër.

Endo u shpreh i lumtur me kalimin e tij në Liverpool.

“Jam shumë i lumtur dhe jam shumë i emocionuar që i bashkohem një klubi të madh në Liverpool. Ndihem mirë dhe kjo është ëndrra ime”. “Është një ëndërr e realizuar për mua”, thotë Endo.

/GazetaBlic Sport/