Real Madrid njoftoi se Eder Militao iu nënshtrua “operacionit të suksesshëm në një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë” dhe do të fillojë procesin e gjatë të rikuperimit në ditët në vijim.
Dëmtimi që 25-vjeçari brazilian pësoi në Bilbao ishte shumë i rëndë, madje rrezikonte të mos luajë më këtë sezon, transmeton GazetaBlic Sport.
Skuadra e Carlo Ancelottit është në një seri humbjesh dhe njoftoi se edhe portieri belg Thibaut Courtois iu nënshtrua një operacioni për një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë.
Kjo situatë e detyroi Real Madridin të dilte në merkato dhe të punësonte Kepa Arrizabalaga, 28-vjeçarin spanjoll, i cili nënshkroi për një sezon si huazim nga Chelsea.
Sot fillon raundi i dytë i La Ligës me Mallorca përballë Villarrealit dhe Valencia që pret Las Palmas.
/GazetaBlic Sport.


