Lajme

Policia merr dokumente nga MINT

08/18/2023 10:51
nga:N M

Dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) janë arrestuar pas bastisjes nga Policia për dyshime të keqpërdorimeve të rezervave shtetërore.

Në Polici janë shoqëruar drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica.

Disa zyrtarë policorë së bashku më disa dokumente që janë marr brenda zyrave janë larguar nga Ministria.

Bastisja në këtë ministri ka filluar në orën 06:00, pas bastisjes së banesës dhe restaurantit të Ridvan Muharremit.

Ndryshe, sipas avokatit të Ridvan Muharremit, i dyshuar për aferën e vajit, është shoqëruar për intervistim në Prokurorinë Speciale.