Me mëngjes policia ka filluar një aksion në restaurantin Bukë e Zemër, i cili është pronë e Ridvan Muharremit, njeri i afërt i kryeministrit Kurti.
Prokuroria Speciale ka urdhëruar edhe bastisje të tjera në shumë lokacione lidhur me rezervat shtetërore.
Aksioni i gjerë po zhvillohet në prona private të Ridvan Muharremit, nëpër depo, dhe shumë institucione shtetërore.
Bruime nga hetimet, kanë thënë për Paparacin se do të ketë edhe shumë arrestime, e në listë i pari është Ridvan Muharremi.
Afera e vajit: Bastisje te restauranti dhe te banesa e Ridvan Muharremit


