Është arrestuar një person i dyshuar për veprën mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armëve, në Pejë, njofton Policia e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Përgjatë aktiviteteve tё planit Operativ “Goditja” Stacioni Policor nё Pejё ka realizuar aksionin.
Tek i dyshuari janë gjetur dy sprej OC Body Guard, katёr elektroshok Dimming Light, mjete te mprehta dhe boksa metalik.
I dyshuari pas intervistimit është liruar nё procedurё te rregullt.


