Lajme

“Qeveri me mungesë të dialogut, nuk na duhet Kosova e zbrazur – Është koha për veprim”

08/17/2023 16:37
nga:N K

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka folur për Gazeta Blic lidhur me mos investimin e disa ministrive në projekte kapitale gjatë këtij viti.

Gërxhaliu tha se këtë Qeveri e ka cilësu mungesa e dialogut të mirëfillt, si në aspetin politiko-privat, si në apektin pozitë opozite, ashtu edhe në apektin mes niveleve qendror dhe lokal.

“Në kohën kur e kemi këtë inflacion, kur kemi rritje të importeve dhe rënje të eksporteve, kemi një situat të tillë ku Kosovës i kanoset nje pandemi demografike që të rinjt po ikin nga Kosova, nuk po ka procese dhe projekte kapitale është dëmi më i madh që po i bëhet Kosovës”, tha ish kryetari i odës ekonomike.

Ish-kryetari e thekson se Kosova është para sfidave të mëdha, para agjendave politike të pa kontrolluara me një arrogancë që sipas Gërxhaliut si shkak i kësaj po e pësojnë bizneset dhe qytetarët.

“Definitivisht jemi një ndër vendet më të varfëra ku kemi të hyra afrikane dhe çmime të produkteve europiane prandaj besoj është koha kur duhet që për ekonomin të bëhet më tepër”, tha tutje Gërxhaliu.

Gjithashtu Gërxhaliu tha se sektori privat duhet të mos trajtohet si kundështar por si partner, sepse ky sektor është garanci e buxhetit dhe stabilitetit.

“Si mund të ketë frymarrje të lirë në sektorin privat nëse nuk ka partneritet me institucionet, si mund të jetë sektori privat një trend i punësimeve nëse nuk ka projekte ku ai është partner për të realizuar, andaj vërtet jemi para sfidave të cilat besoj duhet të zgjidhen”.

“Është koha për veprim sepse nesër do të jetë vonë dhe askujt nuk i duhet Kosova e zbrazur”, ka përfunduar ish-kryetari Gërxhaliu.