Lajme

I arratisuri hedh armën nga vetura e më pas braktis edhe automjetin

08/17/2023 10:21
nga:G B

Në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, pasditen e së mërkurës një i dyshuar i cili ndodhet në arrati, kishte hedhur nga vetura e tij një pistoletë e më pas kishte braktisur edhe automjetin duke u larguar në drejtim të panjohur.

Në vendngjarje është gjetur edhe një telefon dhe disa dokumente personale të tij.

Rasti në procedurë hetimore.