Lajme

Suharekë, vet-plagoset një burrë

08/17/2023 09:27
nga:N K

Vet-plagoset me armë zjarri një burrë në Suharekë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë.

Për rastin kanë dhënë detaje nga policia e Kosovës.

Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një predhë. Rasti në procedurë hetimore.

“Suharekë 16.08.2023-23:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke manovruar me pistoletë është vet-plagosur. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një predhë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.