Dëshmitarin e 16-të me radhë, me kodin 03879 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar ta marrë në pyetje mbrojtja e Thaçit.
Marrja në pyetje e këtij dëshmitari, po zhvillohet në sesion privat me kërkesën e mbrojtjes së Thaçit, konkretisht avokatit Gregory Kehoe, raporton.
Paraprakisht, ka përfunduar marrja në pyetje e dëshmitarit të 16-të nga mbrojtja e Selimit, avokatit Geoffrey Roberts, po ashtu në sesion privat.


