Inter Miami ka mposhtur 4:1 Philadelphia Union në gjysmëfinalen e Leagues Cup dhe ka kaluar në finalen e atij kompeticioni, ku do të luajë kundër Nashville.
Lionel Messi shënoi një gol fantastik në minutën e 20-të, tashmë i nënti në ndeshjen e gjashtë për klubin e ri.
Fituesi aktual i Topit të Artë dominon që nga ardhja në Amerikë. Ai u shfaq në gjashtë ndeshje dhe ekipi i tij i fitoi të gjitha. Ai ka një mesatare prej më shumë se një gol për lojë dhe është shpallur lojtari i ndeshjes pesë herë.
Trajneri i Philadelphia Union, Jim Curtin, ndoshta e përmblodhi më së miri paraqitjen e tij: “Ne nuk humbëm nga Miami, ne humbëm nga një njeri – Lionel Messi. Me të në ekip, asgjë nuk do ta ndalojë Inter Miami.”
/GazetaBlic Sport


