Lajme

Parashikimi i motit për sot

08/16/2023 07:15
nga:Genita C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte, por vranësirat do të jenë më të theksuara dhe vende-vende pos reshjeve ka mundësi të ketë edhe zbrazje elektrike, si pasojë e konveksionit në troposferë.

Sa i i përket gjendjes termike ajo mbetet pothuaj e njëjtë me ditën e martë, përpos në vlerat e minimaleve që parashihet të ketë ngritje.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-30 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 31°C.