Lajme

Nuk punojnë semaforët, tollovi e madhe te Menza e Studentëve

08/15/2023 16:11
nga:G B

Semaforët te Menza e Studentëve nuk janë duke punuar, raporton Gazeta Blic.

Kjo ka shkaktuar tollovi të madhe në komunikacion, derisa nuk ka as policë për rregullim të trafikut.

Tollovia e krijuar në trafik ka bërë që të krijohen kolona të gjata dhe shoferët e veturave kanë shkaktuar zhurma të shumta duke i rënë borisë.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi nga vendi i ngjarjes. /Gazeta Blic/