Lajme

PDK mbanë konferencë të jashtëzakonshme për media

08/15/2023 14:08
nga:N K

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media, duke filluar nga ora 15:00.

Kështu u bë e ditur nga kjo parti.

“Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë të jashtëzakonshme për media. Vendi: Oborri i Komunës së Prishtinës. Ora: 15:00”, ka njoftuar PDK.

Edhe pse PDK nuk ka njoftuar për temën e kësaj konference, takimi me gazetarë u paralajmëru pas arrestimit të asamblistit të VV-së, Besnik Mujeci, i cili u kap me lëndë narkotike.

Arrestimi i tij nxiti reagime të shumta nga zyrtarë të partive politike dhe nga aktvistë të shoqërisë civile.

“Ky rast i rëndë duhet të hetohet si dyshim për krim të organizuar shumë seriozisht”