Lajme

Vetura godet një këmbësor, i shkakton lëndime trupore

08/15/2023 10:42
nga:N K

Mesditën e së hënës, një vozitës me veturë ka goditur nga pakujdesia këmbësorin në fshatin Zhur të Prizrenit.

Organet e rendit njoftojnë se lëndime ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar.