Lajme

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në Suharekë

08/15/2023 10:12
nga:N K

Në fshatin Delloc të Suharekës, mëngjesin e së hënës është arrestuar një i dyshuar pasi që kishte shtënë me pistoletë disa herë.

Policia njofton se pistoleta është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.