Lajme

Me ftesë të Ramës, kryeministrja e Italisë dhe familja e saj mbërrijnë në Vlorë

08/14/2023 18:16
nga:G B

Me ftesë të shefit të qeverisë Edi Rama, kryeministrja e Italisë Gorgia Meloni ka mbërritur në Vlorë.

Ajo është pritur nga Rama në port dhe pritet të pushojë në bregdetin e Vlorës për dy ditë, me bashkëshortin dhe vajzën.

Pas pritjes në port, Rama dhe familja e Melonit janë nisur drejt vilës qeveritare.

Kujtojmë se në Vlorë ka masa të shtuara sigurie për shkak të vizites së kryeministres italiane.