Sporti

Roma ‘godet’ në merkato, siguron shërbimet e Leandro Paredes

08/14/2023 17:48
nga:Mergim Rreci

Roma ka rënë dakord për transferimin e Leandro Paredes me një kosto prej 4 milionë euro.

Është një transferim i plotë për rreth 4 milionë euro dhe argjentinasi pritet në Romë brenda 24 orëve për ekzaminimet mjekësore, transmeton GazetaBlic Sport.

Ai e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Juventusi me një opsion blerjeje, i cili nuk u shfrytëzua.