Sporti

Largimi i Neymar, PSG synon transferimin e Federico Chiesa

08/14/2023 17:09
nga:Mergim Rreci

Sipas të përditshmes italiane La Gazetta Dello Sport , Paris Saint-Germain po përgatitet të nënshkruajë me 25-vjeçarin italian Federico Chiesa nga Juventusi.

Chiesa do të ishte një opsion për të zëvendësuar Neymar, i cili është gati të nënshkruajë për Al Hilal, një ekip i drejtuar nga Jorge Jesus, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, skuadra italiane do të ketë bërë me dije se nuk do ta shesë lojtarin për më pak se 50 milionë euro.

Mbetet të shihet se a do të ketë një marrëveshje përfundimtare mes palëve.

/GazetaBlic Sport/