Tifo grupi nga Prishtina, “Plisat”, po vazhdojnë edhe në këtë fillim sezoni të Superligës së Kosovës në futboll të protestojnë ndaj kryesisë së klubit.
Ky grup hodhi mjete piroteknike në ndeshjen e së shtunës kur ekipi që përkahin, Prishtina, ishte duke fituar ndaj Feronikeli 74, me rezultatin 1-0.
Edhe pse kapiteni i ekipit, Mërgim Pefqeli, u kërkoi tifozëve që të ndalen, ata vazhduan ta bëjnë protestën e tyre, duke u larguar pastaj nga Kampi Nacional i Hajvalisë.
Në fund Prishtina ka fituar ndaj Feronikelit 74′ me rezultatin 1-3.
Kujtojmë se ‘Plisat’ kanë protestuar ndaj kryesisë edhe në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Gjilanit, ku skuadra e tyre fitoi trofeun, por tifozët u larguan pak para përfundimit nga stadiumi…
Siç duket, ‘Plisat’ nuk e kanë ndërmend të ndalen.


