Lajme

Ministri i Jashtëm iranian: Ne nuk mbështesim as Moskën e as Kievin

08/10/2023 17:56
nga:Y I

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, tha se Teherani nuk e mbështet as Moskën dhe as Kievin në konfliktin në Ukrainë dhe Republika Islamike dëshiron një zgjidhje politike të konfliktit.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e Afrikës së Jugut Naledi Pandor në Pretoria, Amirabdollahian përsëriti se Irani nuk e ka furnizuar Rusinë me drone për përdorim në Ukrainë dhe se provat e ofruara nga Kievi “nuk janë të vlefshme”.

Zyrtarët rusë në vend të kësaj e kanë siguruar Republikën Islamike se ata kurrë nuk do të përdorin armë iraniane, të furnizuara në Rusi si pjesë e një bashkëpunimi të mbrojtjes midis dy vendeve, kundër Ukrainës, shtoi Amirabdollahian.