Lajme

ZRRE pret Kushtetuesen për rimbursim të faturimit të rrymës në veri

08/09/2023 21:59
nga:Y I

Ditëve në vijim mund të qartësohet çështja e faturimit dhe inkasimit të rrymës për katër komunat veriore.

Kjo pasi Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike po pret nga Gjykata Kushtetuese që të nis shqyrtimin e kërkesës së saj për faturimin e rrymës në vendbanimet me shumicë serbe.

Nga ZRrE i kanë thënë T7 se po presin sqarimet se si të veprojnë për formën e kompensimit.