Lajme

Komandanti i FSK-së Bashkim Jashari priti në takim gjeneralin amerikan Andrew Rohling

08/09/2023 16:17
nga:N K

Zëvendës komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, gjenerallejtënant Andrew Rohling u prit në takim nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, raporton Gazeta Blic.

Gjatë takimit gjeneral Jashari e ka njoftuar gjeneralin amerikan për të arriturat e FSK-së, si dhe e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë.

“Komanda e Ushtrisë Amerikane për Europë dhe Afrikë do të vazhdoj të jetë përkrahës i FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe nderveprueshmerisë me forcat amerikane”, ka potencuar gjenerali amerikan.