Lajme

Arifi: Problemi është tek ligji i Qeverisë, jo te Gjykata

08/09/2023 13:06
nga:Sh R

Zyrtar i lartë i AAK-së, Avni Arifi, përmes një postimi në Facebook , ka thënë se problemi është tek ligji i qeverisë dhe jo te Gjykata, pasi që asnjë vendim i pa popullarizuar i Gjykatave për çfardo rasti kriminal nuk po del që ka pasdur bazë ligjore, raporton Gazeta Blic

Tutje ai tha se Qeveria i krijon kurse Kuvendi i Kosovës i aprovon ligjet, kurse Gjykatat sillen në bazë të ligjeve. Atje ku ai tha se ka shumë gjykatës dhe prokuror që tronditen nga rastet që duhet ti lirojnë njerëzit e gabuar, ku dhe thotë se këtyre njerëzve po u jep të drejta ligji i bëre nga qeveria.

Arifi foli edhe për rastin e vrasjës që ndodhi në Prishtinë, ditë më parë ku thotë se nuk parandalohen këto raste duke tentuar që të politizohen dhe faji të hedhet tek gjykatat dhe prokuroria.

Ai thotë se këto tri vite kanë mjaftuar për ti bindur të gjithë se “vetingu i Kurtit”, ” synohet jo për të avancuar drejtësinë në Kosovë por për ta instrumentalizuar, politizuar dhe në instancë të fundit shkatërruar atë, ku thotë se në një vend ku Kryeministri dhe Ministrat për një grusht vota gjykojnë dhe kritikojnë vendimet e gjykatave të atij vendi shpresa për një sistem të drejtësisë së mirëfilltë venitet në atë vend.

Arifi tutje thotë se të gjithë po e kuptojnë se “vetingu” i Albinit nënkupton që detyrat e punës kryeprokurori dhe gjykatat do të i marrin jo më nga ligjet e Kosovës por nga Komisarja Politike e VV dhe byroja politike e saj. Jemi me fat që nuk jetojmë në epokat kur kjo ishte e mundur.

Postimi i plotë: