Lajme

Kajtazi: Personi që më kërcënoi u dënua me 700 euro, Albin Kurti po shkatërron diasporën- I ka bërë budallë e kriminelë

08/09/2023 11:00
nga:Genita C

Analisti politik, Vehbi Kajatzi ka bërë me dije se ka pranuar një vendim të Gjykatës ku bëhet fjalë se personi që e kishte kërcënuar më jetë, tashmë është dënuar me 700 euro, raporton GazetaBlic.

Kajtazi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, pothuajse pesë mërgimtarë janë arrestuar këtë muaj duke kërcënuar e fyer në rrjetet sociale.

Ai për këtë e fajëson kryeministrin Kurti, për të cilin thotë se është duke e shkatërruar diasporën.

Shkrimi i tij pa ndërhyrje:

Dje me erdhi nje vendim gjykate. Nje person qe me ka kercenu me jete eshte denuar 700 euro. Tipi jeton ne Paris. Ne momentin qe ka hy ne kufi e kane arrestu.

Kish kerku falje, ndonese une nuk kam qene ne seance.

Ajo qe po du me thane eshte se nja 5 bashkatdhetare tane jane denu kete muaj per kercenime. Ne vend qe me shku ne familjet e tyre, ata fillimisht shkojne ne burg.

Çka po du me thane me kete eshte se diasporen jemi tu e shkaterru. Me saktesisht eshte tu e shkaterru Albin Kurti. I ka ba kriminela e budalle. Kjo eshte fatkeqesi per neve, per ta, per vendin.

Pushime te kendeshme njerezve te mire te vendit tone! Debillat para drejtesise!