Janë arrestuar dy persona në Prishtinë, si shkak i një mosmarrëveshje në një aksident trafiku, ku dy të dyshuarit janë rrahur mes vete, raporton Gazeta Blic.
Nga rasti janë sekuestruar një revole, të tipit HS, si dhe, pesëmbëdhjetë copë fishekë.
Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen dy të dyshuar dhe dërgohen në mbajtje – sekuestrohet arma
Prishtinë, 09 gusht 2023 – Nga zyrtarët e stacionit policor Qendra, dje rreth orës 19:00, në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për shkak se, një mosmarrëveshje çasti e ardhur si rrjedhojë e një aksidenti trafiku ka përshkallëzuar në rrahje mes tyre.
Ndaj të dyshuarve;
– Z. B, mashkull, 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
– R. B, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
policia shqiptoi masën e arrestit policor dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit të dyshuarit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar;
– Një revole, të tipit HS, si dhe,
– Pesëmbëdhjetë copë fishekë.
Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Kanosja” si dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.
/GazetaBlic/


