Tifozët e Juventusit i thonë jo ardhjes së mundshme të Lukakut.
Mbrëmjen e djeshme disa ultras të Juventusit shfaqën në Torino një pankartë jashtë stadiumit Allianz, ku shihej qartë se ishin kundër tij, pasi deri në sezonin e fundit ai luajti për rivalin e tyre, Interin, përcjell GazetaBlic Sport.
“Lukaku qëndro në Milano, tashmë ne e kemi portierin e dytë”, shkruhej në banerin e tyre.
Referenca është padyshim për golin e “shpëtuar” në finalen e Champions League mes Manchester Cityt dhe Interit.
❗Juventus fans:
"Lukaku stay in Milan, We already have the second Goalkeeper." #Juventus pic.twitter.com/oNbddbtbhB
— Forza Juventus (@ForzaJuveEN) August 8, 2023


