Juristja Flutura Kusari, ka komentuar letrën e Ukrainës drejtuar Kosovës. Ajo i gëzohet këtij veprimi, raporton Gazeta Blic.
“Çfarë gëzimi me pa që shteti i Ukrainës është duke ba hapa, ndonëse të vegjël, rreth njohjes së vendit tonë”, është shprehur Kusari.
Ajo po ashtu ka thënë se ky veprim nga shteti Ukrainas, është si rezultat i qëndrimit të Kosovës në anën e tyre.
“Një ndër këto veprime është programi Gazetarët në Residencë, program ky i financuar nga qeveria e Kosovës i cili program na ka mundësu me sjellë në Kosovë dhjetra gazetarë ukrainas”, tha Kusari.
“Pavarësinë e Ukraines kemi me shku me festu atje”, përfundoi Kusari.


