Lajme

Goditja e kombësorëve me veturë, policia jep detaje

08/08/2023 00:01
nga:Gazeta Blic

Dy persona janë goditur nga një veturë në Prishtinë mëngjesin e së hënës.

Një video që është publikuar tregon këtë moment që tash rasti është iniciuar për një hetim në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”.

Dy personat e goditur kanë marrë lëndime për të cilat ishte e nevojshme trajtimi mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

”Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur për dy persona të lënduar të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

”Ndëridhur me ngjarjen me autorizimin e prokurorit të shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”.Aktualisht policia ka ngritur dyshimet për një veturë të dyshuar me targë të huaj, ndërkaq po vijon puna policore për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor”, ka thënë Borovci.

Pamjet mund t’i gjeni në linkun në vijim:

Pamje të rënda, vetura qëllimshëm godet dy persona në Fushë Kosovë dhe largohet shpejt (video)