Lajme

Haxhiu: Mërgata mbështetja e madhe e Kosovës

08/07/2023 14:51
nga:N K

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në facebook është shprehur falënderuese dhe mirënjohëse ndaj mërgatës, raporton Gazeta Blic.

“Me punë të palodhshme, me sytë nga Kosova, me dëshirën e zjarrtë për t’i kontribuar familjes, shtetit dhe shoqërisë, mërgata aktivisht vepron duke ndihmuar në zhvillimin e vendit tonë”, ka thënë Haxhiu.

Gjithashtu ka theksuar se është knaqësi për të, të njoftohet nga afër me mërgatën si dhe e cilëson frymëzues faktin që në mërgatë po rritet një brez tjetër, të arsimuar që dëshirojnë dijen e tyre ta sjellin në Kosovë.