Lajme

Protestë në Tiranë: Të lirohet ish-anëtari i UÇK-së

08/07/2023 13:03
nga:N M

Lëvizja Atdhetare “Krahët e Shqipes” dje organizoi një protestë në Sheshin “Skënderbej” për arrestimin e ish-anëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dritan Goxhaj në Tiranë, për llogari të gjykatës speciale.

“Është e turpshme, e patolerueshme, një idealist si Dritan Goxhaj të degradohet dhe nga kush? Nga shteti shqiptar”, tha ai.

Sipas protestuesve, arrestimi i Goxhajt është i padrejtë dhe cenon fjalën e lirë.

“Në qoftë se unë dhe Dritani do kishim rënë në luftë ne do ishim dëshmorë, do ishim heronj, ndërsa sot Dritani shkon para drejtësisë për padrejtësinë që po i bëhet. Po synohet të dënohet çështja jonë kombëtare dhe ky është turp, si për opinionin dhe për drejtësinë shqiptare. Vepra e UÇK-së është liria e Kosovës”, theksoi ai.