Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit në katër lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës, janë sekuestruar pesë armë, raporton Gazeta Blic.
Armët e gjetura janë, një armë automatike AK-47, një revole të tipit Vzor, të kalibrit 7.65 mm, dy revole me gaz të tipit Zoraki, të kalibrit 9 mm, një pushkë gjuetie të tipit Bajkal, si dhe, nëntëdhjetetetë (98) copë fishek të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndaj të dyshuarve është iniciuar hetim për veprën penale, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Rasti është nën hetime.


