Sporti

Diell Vranoci i ‘pamëshirshëm’ ndaj turkut Burak Akkus, boksieri shqiptar fiton me vendim të gjyqtarëve

08/05/2023 20:27
nga:E K

Sonte zhvillohet dueli në boks ndërmjet Robin Haxhi Krasniqi si dhe Nadjib Mohammedi, për titullin WBC Silver në pesha gjysmë të rënda.

Eventi i sotëm ka nisur me duelin mes Diell Vranovcit dhe Burak Akkus, shkruan GazetaBlic Sport.

Meçi i parë i takoi boksierit shqiptar, Diell Vranovci i cili fitoi ndaj turkut, Burak Akkus pas katër raundeve.

Vranovci ishte më i mirë në të gjitha raundet duke e vënë në vështirësi turkun sidomos në raundin e tretë të duelit.

/GazetaBlic Sport/