Sporti

Fantastike: Laura Fazliu fiton medaljen e artë në Hungari

08/05/2023 17:31
nga:E K

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka fituar medaljen e artë në masterin e xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Fazliu mposhti në finale japonezen, Miku Takaichi, shkruan GazetaBlic Sport.

Xhudistja kosovare fitoi me IPPON në sekondat e fundit të ndeshjes.

Kujtojmë që dje Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë.

/GazetaBlic Sport/