Pas deklaratave të deputetit të PDK-së, Hisen Berisha se AAK po i vardiset Albin Kurtit për pushtet, kanë reaguar nga partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj.
Kushteim Xhemili, zëdhënës i AAK-së ka theksuar se Haradinaj ka kërku mocion për shkarkimin e Kurtit.
“Mund t’i vardisen ata që s’bëjnë asnje hap edhe nuk kanë shpirt as dorë ta vënë nënshkrimin për largimin e Albin Kurtit”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Hisen Berisha paska thënë se Ramush Haradinaj po i vardiset Albin Kurtit. Haradinaj ka kërku mocion për shkarkimin e Kurtit. Mund t’i vardisen ata që s’bëjnë asnje hap edhe nuk kanë shpirt as dorë ta vënë nënshkrimin për largimin e Albin Kurtit.
Berisha dhe partia e tij do duhej të tregojnë se kur do ta nënshkruajnë mocionin e inicuar nga Aleanca. Deklaratat e tjera koti të tij nuk ia vlen as të komentohen se nuk i merr kush seriozisht.
Hisen Berisha: Ramush Haradinaj po i ‘vardiset’ Albin Kurtit për pushtet!


