Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar pamje të reja nga sulmi me armë që ndodhi mbrëmë në qendër të qytetit në lokalin e njohur “Bon Vivant”.
Pamjet janë të rënda andaj nuk preferohet të shihen nga personat e mitur, si dhe nga persona të ndjeshëm.
Nga sulmi i mbrëmshëm i vdekur ka mbetur 39-vjeçari, Kastriot Ramadani. Të lënduar kanë mbetur rreth 17 persona, 14 prej të cilëve të gjinisë femërore.
Deri më tani Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar lidhur me sulmin e ndodhur, ndërsa në arrati ndodhet Dukagjin Nikollaj i njohur me nofkën “Duka”.


