Lajme

Ukraina shkaktoi një shpërthim të municioneve, pasi që sulmoi një depo të mortajave ruse

08/04/2023 20:02
nga:Sh R

Ushtria e Ukrainës po vazhdon sulmet ndaj caqeve ruse

Kësaj here forcat ukrainase kanë shkatërruar një depo mortajash të rusëve duke shkaktuar shpërthim të municioneve brenda.

Siç bëhet e ditur, këto pamje u publikuan nga Brigada e 60-të e Mekanizuar e Veçantë. Nuk dihet se në cilën zonë kanë ndodhur sulmet.

Ukraina është duke luftuar me forcat ruse në pjesën lindore të vendit.