Sot pritet te mbaje mot i nxehtë dhe me diell njofton IHMK raporton Gazeta Blic.
Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri 7 m/s.
Për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP, ndërsa IHMK bënë thirrje qytetareve që mos të ndezin zjarre, sepse pos dëmeve në fushën e bujqësisë dhe pasojave tjera, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit dhe njerëzve në veçanti.


