Drita ka pësuar humbje ndaj Viktoria Plzen në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-2 duke u eliminuar nga Conference League.
Skuadra gjilanase ishte në disavantazh nga minuta e 76’të, kur shënoi Durosimni, kurse në minutën e 90+2 të takimit barazoi Blerim Krasniqi, shkruan GazetaBlic Sport.
Në sekondat e fundit të ndeshjes Albert Dabiqaj luan me dorë në zonën e skuadrës së tij për t’i dhënë mundësinë Jirka-s që në minutën e 90+23 të realizoi golin e fitores për Plzen nga penaltia.
Pas ndeshje për “SuperSport” foli kapiteni i Dritës, Broja.
“Ishte një ndeshje e vështirë, por besoj që patëm një paraqitje të mirë ndaj një kundërshtari të fortë, ritmi ishte i lartë, në këto ndeshje duhet edhe pak fat. Besoj që në minutën e fundit ajo penallti nuk duhej të ishtë dhënë”, tha Broja.
/GazetaBlic Sport/


