Struga Trim Lum ditë më parë në Podgoricë të Malit të Zi, shkroi historinë duke u kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
Kundërshtarë i rradhës për Strugën në Europë, do të jetë ekipi i Swift Hesperange nga Luksemburgu, skuadër kjo që eliminoi ekipin nga Uellsi, FC The News Saints.
Ndeshjen e parë ndaj Hesperange, FC Struga do ta luajë si vendas me datë 10 gusht, dhe e njëjta do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup, kjo pasi vetëm ky impiant plotëson kushtet për këtë rang garash.
Një javë më vonë (17 gusht) në transfertë do të zhvillohet edhe ndeshjen e kthimit, aty ku edhe përfundimisht do të mësohet emri i udhëtuesit për në fazën e “play-off”.
/GazetaBlic Sport


