Ish kryeministri i Kosovës, aktualisht deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka nxjerr statistika sa i përket investimeve kapitale për vitin 2023, raporton Gazeta Blic.
Sipas Hotit, mbi 70 përqind e projekte kapitale të parapara për këtë vit as që kanë filluar.
Ai ka përmendur këtu disa ministri, të cilat sipas tij, nuk kanë shpenzuar asnjë cent për investime kapitale këtë vit.
“Dështim total në investime kapitale: Rreth 70% e projekteve të parapara për 2023 as nuk kanë filluar Po përsëritet situata e vitit të kaluar. Në periudhën janar-qershor 2023, nga rreth 850 projekte kapitale në nivelin qendror, 70% të projekteve as nuk kanë filluar dhe janë me 0% realizim”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Në periudhën janar-qershor 2023, është shpenzuar vetëm 18% e buxhetit për investime kapitale.
Shpenzimet kapitale sipas organizatave buxhetore janë shqetësuese:
– Ministria e Bujqësisë 0%,
– Ministria e Pushtetit Lokal 0%,
– Ministria e Shëndetësisë 2%
– Ministria e Ekonomisë 4%,
– Ministria e Drejtësisë 4%,
– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 5%,
– Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 10%,
– Ministria e Arsimit dhe Shkencës 14%,
– Shërbimi Spitalor 12%
– Ministria e Infrastrukturës 16%.
Sikurse në dy vitet e kaluara, edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro qarkullim në mungesë të realizimit të investimeve kapitale.


