Lajme

Haradinaj kujton heroinën Aze Brahimaj: Një nënë luftëtare si ajo, është unike në historinë tonë të re

08/03/2023 09:44
nga:N K

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroinën Aze Brahimaj në 25-vjetorin e përjetësimit.

Haradinaj po ashtu ka kujtuar edhe tre të rënë, më 3 gushtit 1998, Idriz Gucati dhe Sejdi e Arif Kasumaj.

“Një nënë luftëtare si ajo, është unike në historinë tonë të re dhe sot kur e kujtojmë me pietet, duhet të vëmë në pah se lavdia e UÇK-së nuk do ta kishte përmasën që e ka pa nënat tona të papërkulura”, ka shkruar Haradinaj.