Sporti

Albion Rrahmani mund ta luajë sonte ndeshjen e fundit si lojtar i Ballkanit | Në Rumani thonë se transferimi i tij mbyllet brenda dy ditësh

08/03/2023 09:34
nga:L J

Rapid Bukureshti do ta zgjidhë brenda “1-2” ditësh transferimin e Albion Rrahmanit, sulmuesit të Ballkanit.

Rapid ka arritur marrëveshje si me FC Ballkani ashtu edhe me Rrahmani. Klubi rumun do të paguajë 600 mijë euro për transferimin e tij.

“Kemi një tjetër transferim që do ta mbyllim për 1-2 ditë. Jemi marrë vesh, por ende duhet të nënshkruajmë kontratën. Është futbollist jashtë vendit”, ka thënë Angelescu, aksionar i Rapid Bukureshtit në emisionin “Footbal Club” në Digi Sport 1. Kuptohet se bëhet fjalë për Rrahmanin.

Albion Rrahmani gjatë gjithë karrierës së tij përveç Ballkanit, ka luajtur edhe për KF Minatorin, KF Bashkimin dhe FC Malishevën.

/GazetaBlic Sport