Barcelona ka mposhtur Milanin me rezultat 1:0 në një ndeshje miqësore në Las Vegas. Golin e shënoi në mënyrë spektakolare Ansa Fati.
Ai e priti topin në këndin e majtë të zonës së rreptësisë dhe nga ajo pozitë në mënyrë të përsosur me të djathtën realizoi në portën e Mike Maignan, përcjell GazetaBlic Sport.
?️ – Ansu Fati with a golazo. Assisted by Alejandro Balde.pic.twitter.com/LeWLsx90ll
— Barça Buzz (@Barca_Buzz) August 2, 2023
Fati debutoi me skuadrën e parë të Barcelonës në moshën 16-vjeçare dhe theu shumë rekorde golashënuesish në klub, La Liga dhe Champions League.
Por pas kësaj, lëndimet e rënda ngadalësuan ngritjen e tij të mrekullueshme. Sulmuesi i majtë për Barcelonën ka 109 paraqitje, 29 gola dhe 10 asistime. Sezonin e kaluar ai luajti 51 ndeshje, por vetëm 14 si titullar. Xavi bëri të ditur se ky është sezoni i rikthimit të Ansu Fatit.
/GazetaBlic Sport


