Lajme

Krasniqi: Transformimi i Kurtit, ka dështuar

08/01/2023 12:25
nga:Mergim Rreci

Publicisti Milazim Krasniqi së fundmi ka bërë një reagim publik, në llogarinë e tij në facebook, ku është shprehur mjaft i ashpër me kryeministrin Kurti, raporton Gazeta Blic.

Krasniqi ka thënë se Kosova po e paguan shtrenjtë transformimin e pasuksesshëm të Albin Kurtit.

“Kosova po e paguan shtrenjtë transformimin e pasuksesshëm të Albin Kurtit nga një anarkist antipërendimor në një politikan pragmatik. Kurtit nuk i mjaftuan njëzet vite kohë, për t’u transformuar”.

Sipas Krasniqit, Kosova ka humbur shumë nga Albin Kurti.

“Gjatë kësaj periudhe kohore ai u tolerua që ta terrorizonte Kosovën nëpër protesta të dhunshme, t’ia ka humbur liberalizimin e vizave, të nxiste përçarje në popull, të manipulonte me Islamin politik dhe ndjenjat fetare dhe ta minonte tërësisht procesin e integrimit të serbëve në institucione. Vetëm për këtë veprimin e fundit u penalizua, duke e futur Kosovën nën sanksione të BE-ë dhe nën presionin e SHBA-së”.

Krejt në fund thotë që transformimi i Kurtit ka dështuar.

“Transformimi i Kurtit, duket se përfundimisht ka dështuar. Tashmë ka shkelë në minë. Nuk dua të parashikoj asgjë, por ajo që dihet nga përvojat e kaluara është se kur shkilet në minë, nuk shpëton pa u dëmtuar”.