Një rast i rëndë ka ndodhur dje në një familje në rrugën “Shpetim Bobaj” në Prishtinë, ku një vajzë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj.
Sinjali mëson se 49-vjeçari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se e bija 18-vjeçare e ka sulmuar fizikisht, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete.
Si pasojë e dhunës, viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar tretman mjekësor në spital, ndërkohë që e dyshuara është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.
Me urdhër të prokurorit, 18-vjeçares i është caktuar masa e ndalimit policor dhe e njëjta do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë ne familje”


