Skuadra e Partizanit sot luan ndeshjen e kthimit në raundin e dytë kualifikues të Conference League.
Partizani do të ballafaqohet me Atletic Escaldes me fillim nga ora 20:45 në “Air Albania”, shkruan GazetaBlic Sport.
Ekipi shqiptar ka fituar ndeshjen e parë në udhëtim me rezultatin 0-1, falë golit të Christian Mba.
Në rast kalimit në raundin e tretë, Partizani do të ballafaqohet me fituesin e takimit Valmeira – Tre Penne.
/GazetaBlic Sport


