Lajme

Krim i rëndë brenda familjes në Maliq, burri vret gruan

07/29/2023 21:28
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Zemblak Maliq, ku bëhet me dije se burri ka vrarë gruan.

Burime bëjnë me dije se pasi e ka vrarë, burri e ka hedhur viktimë në gropën e ujërave të zeza.

Dyshohet se ata ishin në proces divorci, sakaq autori identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ndodhet në arrati.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes.

/Euronews Albania/