Lajme

AGK: Të tronditur me vendimin e Qeverisë Kurti për mbylljen e Klan Kosova

07/28/2023 17:37
nga:Y I

Pas pezullimit të liçensës së televizionit Klan Kosova nga MINT ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

AGK-ja shprehet e tronditur me vendimin e Qeverisë Kurti për mbylljen e Klan Kosova

“Me këtë vendim, ministrja Rozeta Hajdari e cila është pjesë e Qeverisë Kurti ka finalizuar të gjitha veprimet administrative të nevojshme për të mbyllur televizionin Klan Kosova. Ndonëse vendimi mund të apelohet në gjykatë, ky vendim duhet të kuptohet si vendim i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Kurti për të mbyllur një medium për herë të parë që nga përfundimi i luftës në Kosovë” 

Reagimi i plotë: