Nënsekretari i Departamentit të Mbrojtjes, Derek Chollet, pritet ta vizitojë Kosovën ditëve në vijim dhe kjo po shihet si hap i duhur në këtë situatë që jemi tani.
Kështu të paktën tha për GazetaBlic, njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Fidan Ukaj i cili theksoi se po tregohet përkujdeshje e vazhdueshme e SHBA-ve për Kosovën.
“Ashtu siç edhe po raportohet se pritet një vizitë nga z.Chollet në Kosovë në datat 30 dhe 31 të këtij muaji, kjo tregon përkujdesjen e vazhdueshme të partnerit tonë strategjik të SHBA-së për Kosovën”, tha Ukaj.
Ukaj shton se në takimin që Chollet do të ketë me zyrtarët kosovar do të flitet për sygjerimet e Departamentit Amerikan në lidhje me marrëveshjet e dakorduara më herët.
Tutje, Ukaj tha se kjo është përpjekje për njohjet e reja për Kosovën dhe anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.
“Sigurisht që këta zyrtarë do të dëgjojnë zyrtarët e lartë kosovarë rreth angazhimeve të marra nga marrëveshjet e dakorduar më herët, ata do të sjellin edhe sygjerimet e deparatmentit amerikan në lidhje me zbatimin e këtyre marrëveshjeve dhe strategjitë që kanë Shtetet e Bashkuara me mbylljen e kësaj mundësie për dialog, për të vazhduar tutje edhe për njohjet e reja për Kosovën dhe anëtarësimin e vendit tonë në organizata të ndryshme ndërkombëtare”, tha Ukaj për GazetaBlic.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala thotë se kjo vizitë e Cholletit në Kosovë është shtyrje shtesë për arritjen e marrëveshjes finale, me njohje në qendër.
“Ardhja e Cholletit në Kosovë do të jep prap një shtyrje shtese në procesin e zbatimit të trajektores se përcaktuar nga ana e BE/SHBA në lidhje me daljen nga kriza të krijuar në veri të Kosovës por edhe gjithë procesit të dialogut për arritjen e marrëveshjes finale, njohje”, tha Shala.
Shala për GazetaBlic tha se marrja e pozitës në Departamentin e Mbrojtjes shkon në favor të Kosovës, nëse akterët politik do të zbatojnë të gjitha kërkesat e këshillat e SHBA-ve dhe BE-së.
“Nga marrja e ri marrja të pozitës në Departamentin e Mbrojtjes kjo patjeter që do të reflekton edhe në procesin e sigurisë brenda periudhës se planit gjithëperfshirës që është komponenta ushtarake e Kosovës dhe që mund të marr edhe një ineksion progresive në rast se akteret politik do të zbatojnë gjithe kërkesat të dalur nga keshillat e BE/SHBA”, shtoi Shala.
“Qendrimi sa ishte në Departamentin e Shtetit ishte tejet i kjart duke zbatuar derektivat nga Sekretari i SHBA-se në formatin e kujdestarit të strategjis nacionale të SHBA ( NATO )në rajonin e Ballkanit Përendimor”, tha Shala për GazetaBlic.
Kujtojmë se, nënsekretari i Departamentit të Mbrojtjes, Derek Chollet, pritet ta vizitojë Kosovën ditëve në vijim.
Kjo po konsiderohet të jetë një nga vizitat më të rëndësishme kohëve të fundit, që nga thellimi i tensioneve në veri të vendit.
/GazetaBlic/


