Lajme

Vritet me pesë plumba një shqiptar në Greqi

07/27/2023 08:51
nga:Mergim Rreci

Një shqiptar është vrarë në Greqi.

Ngjarja tragjike ndodhi gjatë mesnatës në Selanik.

Raportohet se 37-vjeçari u qëllua me pesë plumba para banesës ku banonte.

Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes disa gëzhoja, shkruan Abcnews.al.

Dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh.

Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.